Që nga 5 dhjetori, ka pasur një rritje të madhe të fëmijëve të prekur nga fruthi, duke u kthyer në një alarm në Europë dhe Azi, ndërkohë që numrat vijojnë të rriten, mjeku Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi.
Në një intervistë televizive, ai ka thënë se prindërit duhet t’ia bëjnë fëmijëve dhe të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë se mund të shkaktojë autizëm.
Mjeku mori shembull brezin e vjetër, i cili e kishte të detyrueshëm që të vaksinohej në shkolla, ndërkohë numri i të prekurve me spektin autik ishte më i ulët.
Sakaq, Alimehmeti theksoi se periudha që përhapet fruthi më shpejt është dimri, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes.
“Në radhë të parë ajo ka qene një vaksinë e detyrueshme. Brezi ynë e ka bërë në shkollë, vinin dhe na e bënin. Mirëpo, tani fëmijë ka shumë më pak sepse ka shumë më pak lindje.
Kjo vaksina e fruthit u lidh me autizmin në atë kohë. Një paper që u hodh poshtë, u rrëzua. Nuk po i hyj anës teknike. E provoi Danimarka. Në 40 vjet më pas janë bërë studime në çdo shtet të mundshëm dhe nuk u gjet gjë. Brezi jonë e kanë bërë të gjithë. Sa ke parë persona të spektit autik te ne? Ne kemi një rritje së fundmi. Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi një zbritje drastike të numrit të vaksinimit. E thënë ndryshe nga ç’mund të pritej. Qyteti ka më shumë se fshati, ndërkohë fshati e bën më shumë vaksinën. Me një logjikë të thjeshtë e kupton. Ndotja ambientale duket se është problematika më e madhe. Mund të ketë dhe problematika të tjera, por ne kemi 40 vjet dhe nuk po e gjejmë. Rumani para dy javësh shpalli dy mijë raste.
E vetmja rrugë për t’u përballur me fruthin, është të përballesh me vaksinimin. Deri më thotë fruthi është virusi më i transmetueshëm dhe këtë e ka thënë shkenca.
Në dimër është koha ku mund të shpërthejë fruthi. Ne nuk jemi akoma shumë në të ftohtë, por dimri është periudha që mund të përhapet më shumë”, shprehet mjeku Aliahmeti.
Diskutime rreth kësaj post