“Gafa, gabimi fatal i opozitës që do të paguhet në afatgjatë ka qenë mosreagimi pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021”, kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu lidhur me situatën e opozitës në vend.
I ftuar në ‘Milori Live’, Fevziu u shpreh se pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2021 opozita do duhej të reagonte dhe Basha duhej të jepte dorëheqjen ose ta largonin. Nëse kjo gjë do të ndodhte gazetari shprehet se Partia Demokratike nuk do të ishte në këtë spirale që është futur tani.
Blendi Fevziu: Në gjykimin tim gafa, gabimi fatal i opozitës që do të paguhet në afatgjatë ka qenë mosreagimi pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021. Në momentin që opozita humbi Basha duhej të jepte dorëheqjen ose duhej ta largonin. Duhej të hapej një proces i gjatë. Ky proces nuk do kthente as Berishën nuk do të fuste më as në atë spirale që futi partinë as në këtë çarje.
Partia Demokratike nuk zgjodhi të bënte këtë, zgjodhi të mbështeste Bashën në masë dërmuese me entuziazëm. Pastaj kur Basha përjashtoi Berishën ju turën Bashës dhe i numëruan edhe humbjen që e kishin pasur aty, pra ju kthyen mbrapa. I numëruan largimin nga parlamenti, moshyrjen në zgjedhje që ishin gafa skandaloze politike, por që s’ja kishin përmendur në momentin që kishin ndodhur.
Ndërkohë i pyetur se si mund të ndikojë tek ndërkombëtarët arresti shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha, Fevziu shprehet se ky nuk është një lajm i mirë për vendin dhe demokracinë në vend.
Blendi Fevziu: “E para nuk është lajm i mirë për Shqipërinë. Fakti që arrestohet një ish-President, ish-Kryeministër nuk është një lajm i mirë për asnjë vend të botës. Lajm i keq për vendin, demokracinë në vend për të gjithë. Natyrisht një arrestim i zotit Berisha dhe dërgimi i tij në burg mund të radikalizojë situatën, mund të kthejë një polarizim sërish në shoqërinë shqiptare.“
Diskutime rreth kësaj post