Kryebashkiakët ndryshojnë por biznesmenët që marrin tendera mbetën të njejtët. Benet Beci nuk po bën as më shumë e as më pak në Shkodër, se atë që po bëjnë shokët e tij socialistë në bashkitë e tjera të vendit. Tendera pa garë dhe e njëjta dorë që përfiton paratë e qytetarëve, kjo është situata edhe në bashkinë e drejtuar nga Benet Beci. Së fundmi kryebashkiaku i shkodranëve i ka dhënë 300 milionë lekë të vjetra Xhevat Vataksit. Bizesmeni, dikur “mik” edhe me Voltana Ademin, ka përfituar një tender pa garë për rregulluar tregun Rus në Shkodër, duke i vendosur një mbulesë të re.
Në tenderin që mban numrin e referencës REF-85561-10-27-2023, kanë marr pjesë tetë kompani, por sipas Open Data nga gara janë skualifikuar të gjithë operatorët përveç fituesit. Dyshohet se tenderi ka qenë i paracaktuar dhe është përgatitur enkas për kompaninë e Xhevat Vataksit. Biznesmeni ka përfituar tendera në të njëjtë mënyrë edhe kur bashkia drejtohej nga Voltana Ademi.
Në muajin maj të vitit 2018, firma e tij ishte duke ndërtuar rrugën Shkodër – Velipojë. Për shkak të një mosmarrëveshje me pronarët e tokave, ndaj Vataksit u qëllua me 6 plumba. Një atentat që kshte për qëllim eliminimin e biznesmenit, por fatmirësisht 3 nga plumbat e prekën vetëm në gjymtyrët e poshtëm. Më herët Xhevat Vataksi është akuzuar se ka përfituar dhjetra tendera klientelistë nga kryebashkiakët e mëparshëm.
Diskutime rreth kësaj post