Ai ishte kërkuar nga SPAK, për tu pyetur, por Kokaveshi nuk u gjet në banesë nga policia lokale. Megjithatë, i dyshuari i dosjes së Himarës, kishte dërguar nga Athina, shkresa ku refuzonte të pyetej për dyshimet se është përfshirë në korrupsion.
Avokati mbrojtës, u shpreh në Gjykatë se klienti i tij gjendet në Greqi për kurim dhe për ta provuar këtë paraqiti një shkresë të datës 9 dhjetor. Në këto kushte, në Gjykatë u lexua deklarimi i të akuzuarit që në muajin maj ka mohuar akuzat dhe që ka treguar se si u arrestua Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë.”
Procesi ndaj Belerit është më i monitoruari nga media dhe jo vetëm edhe nga përfaqësia diplomatike.
SPAK vijoi me leximin e provave, duke nisur nga regjistrimi i hetimit, përgjimet dhe marrja e dëshmive, deri te shpallja e moskompetencës.
Beleri kërkoi përjashtimin e anëtarëve të trupës gjyqësore, duke i konsideruar të njëanshëm. Të njëjtën konsideratë pati më herët dhe për SPAK.
Prokuroria deklaroi se në telefonin e Kokaveshit ka zbuluar biseda në një grup WhatsApp titullar “Himara ime je ti”. Aty flitet se si do të ndihmoheshin qytetarë të ndryshëm për letrat greke, tha prokurori. Në një nga këto biseda Beleri i ka tërhequr vëmendjen bashkëpunëtorit “çfarë janë këto biseda, nga këto do digjesh ti”.
Prokuroria thotë se Beleri nuk ka pranuar të japë kodin për të hapur telefonin, por ka ekspertuar telefonin e Arsen Ramës, ku janë gjetur thirrje e komunikime me Kadidin.
Me mbylljen e dëgjimit të provave të SPAK tani është radha e mbrojtjes, për të sjellë prova e dëshmitarë e për të vërtetuar atë që ata pretendojnë, pafajësinë. Ndonëse SPAK këmbëngul se Beleri dhe Kokaveshi blenë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Diskutime rreth kësaj post