Duket se për Sali Berishën këto ditë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe vetëm një ditë pasi Këshilli i Mandateve zhvilloi mbledhjen me SPAK për të, kreu i Foltores del me një qëndrim të kundërt. Berisha paralajmëron se nuk do të njoh vendimet e SPAK-kut, të pas së enjtes, kur edhe Parlamenti do të votojë për t’i hequr imunitetin e për ta lënë në dorë të SPAK, pasi kërkoi autorizim për ta arrestuar.
“Vendim i turpshëm i komisionit Basha-brava”, tha Berisha.
Mbrojtjen Berisha e argumenton me faktin se të martën në Kuvend prokurorët nuk paraqitën asnjë fakt të ri, që të justifikojë ashpërsimin e masës, në burg apo arrestit në shtëpi.
“Në komision nuk u paraqit asnjë prove. Nuk mund të pranojë një gjë anti-kushtetuese, si kushtetuese”, shtoi ai.
Me gjithë argumentet që dha megjithatë, u përpoq që të tregojë se këtë nuk e ka vendim përfundimtar. Por Berisha ka fituar mbështetje të Gazment Bardhit. Edhe pse nuk i doli në krah në protestën që zhvilloi Berisha, Bardhi pas mbledhjes së dy grupeve këtë të martë, e mbështeti atë.
“Dosja e ardhur në Kuvend nuk ka asnjë provë, dhe për ne është e papranueshme. Kuvendi është një strukturë politike që gjykon mbi bazën e autoritetit të Kushtetutës, dhe ai autoritet është jep apo nuk jep autoritet për heqjen e imunitetit. Dokumentacioni i plotë për Berishën mungon. I bëj thirrje SPAK të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, asnjë akt që nuk bazohet në ligj nuk i shërben interesit publik dhe as forcimit të besimit të prokurorisë te njerëzit”, ka thënë Bardhi.
As grupi i Bardhit nuk do të shënojë qëndrim pro apo kundër arrestimit të Berishës të enjten por do të vijojnë aksionin për të penguar punimet e seancës.
Nuk dha një përgjigje të qartë megjithatë, nëse do i bashkohet Berishës në protestën e paralajmëruar po të enjten para parlamentit.
Diskutime rreth kësaj post