Britania “u zbraps” nga Italia në përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për migrantët me Shqipërinë, si në stilin e Ruandës.
Në fillim të këtij viti, ministrat ringjallën idenë e një marrëveshjeje me Shqipërinë, sipas së cilës ajo do të pranonte emigrantët nga Britania e Madhe që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin në shtetin ballkanik, shkruan Telegraph, në një artikull për këtë çështje. Por, sipas burimeve të medias prestigjoze, kjo ide u ftoh pas diskutimeve mes “Foreign Office” dhe ambasadës britanike në Tiranë.
Megjithatë, kjo marrëveshje u zbeh kur Roma zbuloi marrëveshjen e saj me Shqipërinë për të strehuar azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e Mesdheut të Italisë, teksa Italia shqyrton procedurat për azil.
Sipas një burimi të Telegraph, vetë Foreign Office u befasua pas këtij lajmi, edhe pse dihet që Italia ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë.
Një tjetër burim zbuloi se mes Shqipërisë dhe Britanisë ishte diskutuar një marrëveshje për përpunimin e migrantëve në det të hapur, por që nuk vazhdoi më tej.
Sipas Telegraph, Britania zhvilloi bisedime me Shqipërinë në vitin 2021 për migrantët në det të hapur, por ato u rrëzuan pasi raporti u propozua në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasadori Qirjako Qirko tha se nuk do të pranonte kurrë hapjen e qendrave të tilla të përpunimit për emigrantët e paligjshëm, sipas Telegraph.
Ndërsa në nëntor të këtij viti, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi marrëveshjen për ndërtimin e qendrave të paraburgimit në Shqipëri.
Në takimet trepalëshe me Melonin dhe Sunakun në fundjavë, Rama tha se disa vende të tjera evropiane kishin kërkuar një marrëveshje të ngjashme, por “ne thamë jo”, raporton britanikja, që citon më tej kryeministrin shqiptar se “Italia ishte një rast i veçantë për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore midis dy vendeve”.
Përpjekjet e Britanisë për të larguar fluturimet e dëbimit në Ruandë kanë nisur nga qershori i vitit 2022. Qeveria ka marrë në konsideratë dhe ka refuzuar territoret e Mbretërisë së Bashkuar si Ishujt Falkland dhe Ishulli Ascension, por kuptohet se ka zhvilluar bisedime me vende të tjera afrikane për mundësinë e marrëveshjeve të stilit të Ruandës, shkruan më tej Telegraph.
Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, u tha deputetëve në fund të nëntorit se më shumë vende ishin rreshtuar për të ndjekur Ruandën në marrjen e azilkërkuesve nga Mbretëria e Bashkuar, nëse skema mund të funksionojë. Një tjetër deputet, tha se nëse skema e Ruandës nuk funksionon, mund të ketë vende të tjera kandidate për këtë marrëveshje.
Diskutime rreth kësaj post