Një intervistë me Ronaldo Sharkën nuk ka shkuar aspak mirë për Sara Hoxhën, e cila është gjendur në vështirësi dhe në një situatë që s’do e donte.
Gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, Ronaldo e pyeti nëse është ndarë apo jo me Ledrin. Pyetje që shkaktoi nervozizëm te Sara e cila braktisi intervistën.
“Do na e thuash përfundimisht, kur do dilni në një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj?”- pyeti Ronaldo, të cilit Sara iu përgjigj:
“Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin! Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh kaq shumë gojës kaq shumë.”
Por, Ronaldo nuk kishte në plan të dorëzohej: “Prandaj vazhdoj të jem gazetar…”
Sërish një përgjigje nga Sara: “E kape lajmin, je shumë i poshtër se the nuk do e bëje atë pyetjen.”
“Kur të jeni gati çfarë do të na thoni?”- këmbënguli Ronaldo.
“Çfarë të duam ne që ju të dini.”- mbylli Sara para se të largohej.
Diskutime rreth kësaj post