Gani Gërmia, Ylli Dervishi dhe Besart Zeneli ishin në nominim për shkak të disa rregullave që thyen. Ata u dënuan nga ‘Vëllai i madh’ në bazë të sharjeve të shumta, ku edhe qëndruan me pranga për një kohë.
Mes tyre, konkurrenti që e la shtëpinë dhe garën për çmimin e madh është aktori i njohur shqiptar, Besarti.
Ai ka qenë një personazh shumë i pëlqyer nga publiku për humorin e tij dhe për atë që ka ofruar brenda.
I njëjti qëndroi plot 57 ditë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ky ishte një eliminim më ndryshe, vendim i produksionit, meqë eskaluan në disa raste me ofendime.
Sidoqoftë, largimi i tij mërziti banorët, sidomos ata që qëndruan vazhdimisht me të.
Diskutime rreth kësaj post