Teksa Këshilli i Mandateve është mbledhur për të vendosur lidhur me fatin e tij politik, ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një protestë përpara Kryesisë.
Protestën e sotme Berisha e krahasoi me datën historike të 8 dhjetori 1990, “Dita e Rinisë”.
Berisha: Sot, me këtë miting, shënoni atë ngjarje historike që shënuan një grusht i vogël demokratësh dhe demokratesh, që u mblodhën në shtatorin e vitit 1997 te selia e tyre, në protestë për të dëshmuar se ata ishin të gjallë dhe të pamposhtur. Sot ne jemi në mision të njëjtë. Në shtator të viti ’97 PD-në në Shqipëri dhe nëbotë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat e historisë. Por ata u gabuan. Asokohe njëlloj si tani, një prokuror politik, xhelat isigurimit të shetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin. 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Milloshevicin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve, por gabuan. Ne e nismë 30 në oborrin e selinë, u bëm 300, 30 mijë dhe 300 mijë. U riktheym në pushtet. U kthyem me votën e lirë në pushtet sepse ata 30 qytetarë që erdhën në oborrin e PD-së ishin luftëtarë lirie. Luftëtarët e lirisë nuk ka forcë në botë që i mposht, ata janë me bekimin e Zoti fitimtarë dhe vetëm fitimtarë.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se sillet si xhelat me votëm e shqiptarëve. Sipas tij, kreu i qeverisë nuk njeh lidhe dhe moral.
Berisha: Duke besuar se demokratët i shtype, duke besuar se hakmarrja e etërve të tu xhelatë mund të bierë mbi ta. Edi Rama të ka ardhur fundi, të garantoj unë ty, që kurrë më votën e shqiptarëve s’do guxosh ta prekësh.
Nga demokratët kërkohet një kthesë, tha Berisha, dhe duhet të dalin në shesh./albeu.com
Diskutime rreth kësaj post