Analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka thirrur sot një protestë, ndërkohë që Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Rithemelimit. Gjatë një reagimi për mediat, Spahiu tregon se pse protesta që ka thirrur sot ish-kryeministri Berisha nuk do prodhojë gjë. Ndërkohë ai është shprehur se Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore dhe sipas tij, kjo vihet re në bastione në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore e Lezhë. Po ashtu, Spahiu deklaroi se nëse Berisha do të kishte mbështetje popullore s’do i vihej zjarri karrigeve në Parlament, por do i vihej bulevardit. Sakaq, Spahiu shtoi se disa deputetë të PD-së nuk do i ndahen “Foltores” deri në zgjedhjet e ardhshme.Madje Spahiu theksoi në vitin 2024 grupimi politik i PD-së do të shkatërrohet duke shtuar se do e kenë të vështirë garën në vitin 2025. Nga ana analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën e krijuar mes Athinës dhe Shqipërisë dhe veton që Greqia ka vendosur ndaj vendit tonë për shkak të çështjes ‘Beleri’. Spahiu theksoi se Perëndimi mund të përballet me një konflikt tjetër në vendin tonë, i ngjashëm si ai në Veri të Kosovës. Sipas tij, nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.
Kërkesë e SPAK për Berishën dhe protesta e thirrur prej tij
Sigurisht që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mendoj se lajmi mirë është për drejtësinë që arrin të thyej një tabu për të marr të pandehur një ish-kryeministër dhe është një hap që duhet përshëndetur. Pastaj është lajm i keq është nëse do vijojë edhe me arrestimin e Ilir Metës, sepse i bie që të 4 kryeministrat që kanë qenë të merren të pandehur dhe kjo s’është gjë e mirë. Mendoj se është duke korrur atë çfarë ka mbjell në këto vite. Protesta mendoj se është diçka e vonuar, disa mendoni se do të kishte më shumë mbështetje. Sali Berisha s’ka mbështetje dhe ndërkombëtarët mund të kenë menduar se arrestimi i Berishës mund të ngjallte më shumë reaksion. Fakti që nga fushata elektorale, nuk është zhvilluar asnjë protestë e Berishës, tregon që ky grupim tashmë ka ardhur duke u rrudhur politikisht, ka humbur bastionet në Kukës,Tropojë, Pukë, Bathore, Lezhë. Fakti që protestat janë katandisur më vënie zjarri tregon që të vetmit ushtarë që i kanë mbetur janë 10 apo 20 deputetë. Nëse do të kishte mbështetje popullore nuk do i vihej zjarri karrigeve në Parlament, por do i vihej Bulevardit. Unë mendoj se komision i ka votat që ta kaloj dhe më pas do të shkoj në Parlament për votim. Në rastin e Berishës them se do vendoset nën masa sigurie nëse do jetë në arrest shtëpie, sepse ka raste edhe nuk përcaktohet.
Padia kundër SPAK në Kushtetuese
Sepse pothuajse 99 përqind e strategjisë së mbrojtjes ligjore është fokusuar në shkeljet procedurale për të zhbërë çështjen. Ai sheh si mënyrë shpëtimi që të pushohet çështja dhe jo të gjykohet. Për disa njerëz që mendojnë se Berisha do vij në pushtet dhe prapë unë i kuptojë sepse janë njerëz që jetojnë me nostalgji politike, ashtu sikurse ka njerëz në Gjirokastër që mendojnë se Enver Hoxha do të ringjallet. Por, unë nuk kuptojë ata deputet që i shkojnë pas Berishës dhe ata nuk do ti ndahen atij deri sa të kuptojnë se nuk do të rizgjidhen deputet. Ata do të zhbëhen dhe do ta kenë të vështirë edhe garimin në zgjedhjet e ardhshme sepse mendoj se edhe PL nuk do afrojë në ato zgjedhje.
Fati i Rithemelimit
Nuk i kuptoj grupet e deputetëve në piruetat dhe turbulencat e tyre politike që mbajnë qëndrime ekstremisht të kundërta. Këta kanë llogarinë e tyre, me shpresën që Berisha t’i fus në listën e deputetëve. Duke qenë se Basha i ka larguar nga partia e tyre, duke qenë se nuk kanë peshën të formojnë një parti politike, e vetmja gomone është ‘Foltorja’. Ata nuk do i ndahen foltoren deri ditën që do e shikojnë që nuk kanë shpresa për t’u bërë deputetë. Po ta vini re, ka një lloj rritje të PD-së zyrtare. Mendoj viti 2024 do të shkërmoq tërësisht këtë grupim politik dhe do e kenë shumë të vështirë garimin në vitin 2025
Vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë
Unë nuk i hyj themelit të çështjes, por di të them që çështja shkon përtej Fredi Belerit. Nëse ai do ishte kandidatë në Pukë dhe të kishte fituar Greqia nuk do ishte kaq e shqetësuar. Por nuk është tek Fredi, por tek Himara. Ramës si ka thënë askush që liroje, por kanë bërë të kundërt, sepse SHBA tha mos u tërhiqni nga presion i dhe nga ndërhyrjet. Uashingtoni dhe Brukseli janë në krah e Shqipërisë. Nëse Greqia do kishte në krah perëndimin atëherë Greqia nuk do mjaftonte vetëm me veton. Mendoj se negociatat do jenë të forta dhe presioni ndërkombëtar do jetë i fortë në drejtim të Greqisë. Nëse problemi do të ishte thjesht një individ, unë them që problemi duhet të zgjidhet, nëse problemi është shumë parimor që një Greqi e kontrolluar nga qeveria shqiptare përbën më stabilitet se sa një Himarë e kontrolluar nga Athina dhe Greqia që mund të jetë një destabilitet për rajonin atëherë këtu mbetet për t’u parë. Ka një dyshim të Perëndimit që i gjithë ky shqetësim nacionalist i Athinës për Himarën dhe të gjitha këto pretendime nacionaliste për të vënë në kontroll Himarën, mund të jenë një rrezik për pretendime autonomie. Perëndimit i duhet të përballet me një konflikt tjetër të ngjashëm si ai në Veriun e Kosovës ku nëse Himara bëhet nën kontrollin e Greqisë, mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin dhe Finiqin.
Diskutime rreth kësaj post