Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se futja e armëve apo sendeve të tjera të paligjshme me dron brenda ambienteve të burgut mund të bëhet vetëm gjatë natës, përmes dritareve të qelisë, në rast se ato do të jenë pa rrjetë.
Komentet Karamuço i bëri në një program televiziv, ku shpjegoi se të burgosurit mund të lënë peshqirë me një ngjyrë të caktuar në dritare dhe përmes tyre, droni do të identifikojë dritaren ku do të lërë porosinë
Ai shtoi se gjatë ditës ulja e dronit në ambientet e burgut është thuajse e pamundur, për shkak të nivelit të lartë të vëzhgueshmërisë që ka hapësira e ajrimit.
”Në kushtet kur dritaret janë pa rrjetë versioni i fronit edhe qëndron, por mund të realizohet vetëm gjatë natës. Por mund të kryhet vetëm gjatë natës, sepse ditën është shumë e vëzhgueshme dhe shumë e identifikueshme”.
Gjatë natës mund të bëhet në vende ku nuk ka rrjetë përveç hekurave. Sepse do të nxjerrësh dorën të kapësh sendin. Jo sepse ajrimi para daljes së të dënuarve në mëngjes, kontrollohet, është pjesë e skenarëve të sigurisë.
Droni mund të ketë edhe armën, por ju e dini që ka edhe pjesën vizive. Ai mund të lërë diku siç i përdorin disa prej peshqirëve që i varin te dritarja dhe përmes asaj ngjyrës së peshqirit, ai vete vetëm te ajo dritare”, tha Karamuço.
Diskutime rreth kësaj post