Pak ditë më parë, në premierën e ‘5 herë jo’, Donald Veshaj iu ul në gjunjë Bora Zemanit duke i propozuar për martesë. Teksa të gjithë u emocionuan nga ky moment romantik, së fundmi Romeo na ka treguar se ka qenë ai i cili ka zgjedhur unazën.
I ftuarit në “Dancing With The Stars”, për të shoqëruar Fifin në kërcim, Romeo ka përfituar nga rasti të urojë “kunatën” e tij, ai zbuloi edhe historinë e unazës që moderatorja mban në gisht.
Romeo tha se ka qenë ai që e ka zgjedhur, jo Donaldi, pasi ky i fundit kishte frikë se do ta kuptonin që po bëhej gati për propozim.
“Unazën ia mora unë, nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe, 1-2 cm. Donaldi tha: “Nuk mund te futem në argjendari se do kuptohet”. E i thashë që do të shkoja unë, ndërsa atje më thanë: ‘Bravo Romeo, sa ke ndryshuar, do martohesh’. Pastaj më kërkuan një foto të vajzës, për ta zgjedhur…”– tregoi aktori, ndërsa zbuloi edhe përgjigjen që i kishte dhënë në argjendari, kur e kishin pyetur ta përshkruante vajzën me fat.
“U thash: “Ajo ka sytë më të bukur në botë” dhe më treguan këtë unazën, që është pak e madhe..”- tha Romeo, ndërsa i dhuroi edhe një përqafim kunatës së tij.
Diskutime rreth kësaj post