I ftohti parashikohet të përfshijë Shqipërinë duke filluar nga dita e shtunë. Kjo si pasojë e masave polare që do të deportojnë në Gadishullin e Ballkanit shpjegon Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb”. Dita më e ftohtë do të jetë e diela ndërsa Qarku ku parashikohen vlerat më të ulëta të termometrit Dibra.
“Dita e diel do të jetë dhe dita më e ftohtë ku presim vlera -6 gradë , Qarku i Dibrës vlerat më të ulëta më pas do të pasohet Korçën -4, -5 gradë. Maksimalet përgjatë fundjavës do regjistrojnë 13 gradë, në Qarkun e Vlorës.”
Problematike parashikohet të jetë parametri i erës.
“Erë e fortë mbi 60 km në orë që do të sjellë probleme me trafikun detar, do të fryjë nga verilindja dhe do të bëjë që i ftohti të ndjehet më shumë”
Përmirësim i parametit të erës parashikohet duke nisur nga e marta kur pritet dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit. Ndërsa reshjet e shiut dhe borës të pranishme në disa prej Qarqeve pritet të largohen nga vendi mesditën e të shtunës.
Diskutime rreth kësaj post