Është rikthyer sërish në fokus marrëveshja italo-shqiptare për emrigrantët.
Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga Italia, gazetari Alban Daci ka zbuluar se si është pritur pezullimi i ratifikimit të marrëveshjes për emigrantët në vendin ku jeton.
Daci u shpreh se politika italiane nuk është shprehur e shqetësuar nëse do ketë vonesa për miratimin e këtij memorandumi nga ana e Shqipërisë pasi ata e quajnë një fakt të kryer.
Sipas tij kryeministrja italiane Meloni dhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kanë një “plan B” që mund të konsistojë në hartimin e një marrëveshjeje tjetër të ngjashme që do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ka pasur një qasje të politikës italiane, që ka thënë se nuk është e shqetësuar nëse do ketë vonesa për miratimin e këtij memorandumi nga ana e Shqipërisë. Ata e quajnë një fakt të kryer këtë marrëveshje dhe nuk kanë komentuar vendimin e gjykatës shqiptare.
Meloni ka pasur betejë të madhe për emigracionin dhe ka qenë një prej premtimeve të saj para se të merrte mandatin, pra ndalimi i zbarkimeve të emigrantëve në Itali.
Mendoj se Meloni dhe Rama kanë një plan B, pra të hartojnë një marrëveshje tjetër të ngjashme që do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Ata duken të vendosur për të mos u tërhequr nga kjo nisëm. Pala italiane e bën këtë sepse ka problemin e konsensusit elektoral për emigracionin.
Problemi është se çfarë përfiton realisht Shqipëria nga kjo marrëveshje”, u shpreh ai mes të tjerash.
Diskutime rreth kësaj post