Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, “5 Herë Jo”, ku kanë dhënë edhe një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.
Gazetari, duke menduar që këngëtari i njohur nuk do të tregonte gjë, ka vendosur që të pyes moderatoren nëse Luizi do jetë opinionist në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.
“Kiara do jetë Luizi opinionist në Big Brother VIP 3?”, pyeti gazetari dhe Kiara iu përgjigj: “Aq sa di ti di edhe unë. Nuk kemi bërë shumë muhabete në shtëpi”.
Gazetari: Tani nëse të gjithë të kanë pyetur ty për Big Brother, unë do pyes Kiarën, se ti nuk tregon gjë. Kiara, a do jetë Luizi opisionist te Big Brother?
Kiara: Aq sa di ti, di edhe unë.
Luizi: Me pak fjalë e di Luizi, prapë tek unë erdhe
Kiara: Nuk kemi bërë shumë muhabete pune në shtëpi
Luizi: A nuk e ke parë Big-un që kur isha me Kiarën thosha ‘jam në shtëpi, jam pushim’. Nuk flas për punë
Gazetari: A ke emocione që po fillon “Big Brother” dhe ti ke trofeun e “Big Brother VIP 2”?
Luizi: Nuk e lëshoj trofeun, kush ma merr mua?
Kiara: Një lloj emocioni është sepse po të mendosh para 1 viti që ishim duke u bërë gati për t’u futur në shtëpinë më të famshme, sigurisht që është emocion. Edhe një lloj nostalgjie. Kemi njohur njëri-tjetrin dhe n’a ka ndryshuar jeta komplet, brenda 1 viti.
Luizi: E di çfarë domethënë me lëshuar trofeun? Me lëshuar Kiarën, nuk e lëshoj. Kush do me e marrë, veç të thotë ‘Luiz a e pranon ftesën për në Big’, e flasim.
Diskutime rreth kësaj post