Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me miratimin e rregullores sot në Kuvend, që përfshin masa nga 30 deri në 60 ditë përjashtim për deputetët që prishin seancat plenare.
Ai theksoi se ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.
Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post