Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një moment komik nga samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt të mërkurën në Bruksel.
“Orkestra BE-Ballkan”, ka shkruar kryeministri krahas një videoje në Instagram ku shihet përballë liderëve të unionit dhe të rajonit duke bërë rolin e dirigjuesit.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor këtë të mërkurë në Bruksel u mbyll me një deklaratë të përbashkët në fokus të të cilës janë përpjestimi i anëtarësimit të vendeve të rajonit, rritja e investimeve nga ana e BE-së dhe siguria kibernetike.
Megjithë pritshmëritë, asnjë mesazh i qartë nuk erdhi për Shqipërinë dhe qëndrimin e Greqisë për të bllokuar hapjen e grup-kapitujve të parë për shkak të çështjes Beleri.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë deklaratës për shtyp u shpreh se unioni dëshiron hapjen sa më të shpejtë të kapitujve negociues me Shqipërinë por pa dhënë një datë të caktuar.
Diskutime rreth kësaj post