Prej ditës së djeshme, SPAK ka dërguar Kuvendit një relacion prej shtatë faqesh dokumenti ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, avokati Redi Ramaj dhe Përparim Çaça thanë në një studio televizive se nëse ndaj Berishës meret vendimi me masë ‘arrest shtëpie’ atëherë i ndalohet komunikimi në rrjetet sociale, dhe në facebook, duke e izoluar tamam si për arrest shtëpie.
Avokati Çaça është i bindur se kjo kërkesë e SPAK do të miratohet në Kuvend. Ndërkohë që ish prokurori Beci ka nënvizuar faktin se nëse do të tregohej mazhoranca tamam koherente, për të shmangur ‘republikën e prokurorëve’ nuk duhej të rrëzonte këtë kërkesë.
“Arresti në shtëpi caktohet nga gjykata dhe me kufizimet përkatëse. Kolegët tuaj kanë bërë pyetje: Në rast së dikush nga të dy, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha shkruajnë në facebook, përbën shkelje të arrestit në shpi?
Do t’i ndalohet. Kështu që mos u çudisni se çfarë nuk ndodh në Shqipëri. Është komunikim dhe komunikimi i ndalohet”, deklaron mes të tjerave ish-prokurori Beci!
Diskutime rreth kësaj post