Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e filmit të Donald Veshaj dhe Bora Zemani. Donaldi mahniti sallën duke u ulur në gjunjë për t’i propozuar Borës për martesë.
Por duket se kjo nuk ishte e vetmja surprizë e natës. Në tapetin e kuq ka kaluar edhe vëllai i vogël i Veshajve, Mario. Ai ishte i shoqëruar nga gazetarja e njohur Kristina Mere.
Në rrjet kanë nisur urimet për çiftin, ndërkohë që fansat e vëllezërve Veshaj shkruajë se e dinë prej kohësh për këtë marrëdhënie.Kjo nuk është hera e parë që dyshja shfaqen krah njëri-tjetrit. Në rrjetet sociale Mario dhe Kristina janë parë gjithmonë shumë pranë, por duket se kalimi në tapetin e kuq mbrëmjen e djeshme konfirmoi romancën.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post