Të paktën 18,608 njerëz janë vrarë dhe 50,594 janë plagosur nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas shifrave të përditësuara nga ministria e shëndetësisë së Gazës.
Ndërkohë nga ana tjetër, numri i personave të plagosur izraelitë ka shkuar në 1704, mes tyre 619 ushtarë.
139 prej ushtarëve të plagosur janë në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve nga ushtria izraelite, 115 prej tyre janë vrarë në ofensivën tokësore.
Sipas UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, pothuajse 1.9 milionë njerëz në Gaza, ose gati 85% e popullsisë, janë zhvendosur brenda vendit.
Diskutime rreth kësaj post