Avokati Leonard Karaj në emisionin “Repolitix” tha se Sali Berisha mund të humbasë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë nëse mungon për 6 muaj në seanca. Ai tha se nëse votohet pro kërkesës së SPAK për masën e arrestit ndaj tij, ish-kryeministri nuk do ketë mundësi të paraqitet në seancë për shkak se do jetë në arrest shtëpiak.
“Mund të ndodhë të humbë edhe mandatin, nëse i vendosin arrest shtëpie dhe nuk shkon për 6 muaj në Kuvend, humbet mandatin. Pra nëse Berisha mungon 6 muaj në parlament, do humbasë mandatin e deputetit.Para një muaji e kam thënë se nëse Berisha nuk shkon në SPAK, mund të vijmë këtu ku jemi dhe them që mund të ndodhë të humbasë edhe mandatin. Nëse i vendosin një arrest shtëpie dhe për 6 muaj nuk ka mundësi të shkojë në Kuvend në nenin 71 pika d, thuhet se e humbet mandatin nëse mungon për një periudhë të tillë. Unë mendoj se nëse Berisha do mungojë 6 muaj në parlament, do e humbasë mandatin”– tha avokati.
Diskutime rreth kësaj post