Duke rrëfyer një bisedë që kishte pasur në Berishën kur ky i fundit ka qenë në postin e presidentit, juristi Romeo Kara tha në “Frontline Interview” se kreu i Rithemelimit nuk i pëlqente personat me ideale demokracie.
Ndërsa sa i takon thirrjeve të Berishës për “mosbindje civile”, Kara tha se ish-kryeministri do të marrë me vete edhe disa persona të tjerë duke u përpjekur të dalë nga situata ku ndodhet.
“E njoh personin që nga 14 dhjetori i vitit 90 dhe kam biseduar me të. Jam përballur me të kur ka qenë në majë fare të pushtetit, kur u bë president. Në një debat me të, më ka thënë se problemi im më i madh ishte që kam një ideal demokracie në kokë. Ai nuk ka lënë zullum pa bërë, madje i ka shtyrë edhe fëmijët e tij. Mosbindje civile është të marrësh risk të përballesh me ndëshkimin. Berisha do vetëm e vetëm të dalë nga ky hall ku e ka futur veten. Jam i bindur që bashkë me veten do marrë edhe disa të tjerë”– tha juristi.
Diskutime rreth kësaj post