Klodian Allajbeu i cili pak muaj më parë ka blerë Spitalin Amerikan për 24 milionë euro me 86%. Spitali Amerikan është i pari spital privat në shqipëri, i themeluar në vitin 2006 në pratneritet me dy kompani turke. Në vitin 2008 kompania është blerë nga Balkan Alliance Healthcare, një shoqëri e regjistruar në Hollandë por e kontrolluar nga një fond invstimesh në Amerikë.
Allajbeu ka blerë aksionet përmes një firmë tjetër të huaj, e cila është gjithashtu e regjistruar në Hollandë dhe quhet KA Healthcare BV. Blerja është financuar pjesërisht nga një kredi nga banka Hungareze OTP me filialin e saj shqiptar, OTP Albania. Sptali Amerikan ka vendosur si kolateral të gjitha filialet e kontrolluara International Hospital dhe Spitali Amerikan në Kosovë.
Denoncimet ndaj Spitalit Amerikan dhe Klodian Allajbeut janë skandale kryesisht me lidhje të forta korruptive. Në vitin 2020 një 23 vjeçare ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi kishte lindur, një tjetër skandal me spitalin amerikan është tek spitali i hemodializës ku spitali amerikan me zero kosto dhe zero investime, pa pajisjet e duhura dhe madje edhe pa mjekë, madje duke përdorur mjekët e spitaleve shtetërore faturon qytetarët me çmime marramendëse.
Klodian Allajbeu ka dalë në një intervistë televizive ku ka thënë se spitali amerikan mund të kryente deri në 4 mijë testime për kovidin në ditë. Kostoja e testimeve shkonte nga 150 deri në 350 euro, ndërsa një set testimi në atë kohë shteti e siguronte me çmim 18 deri në 25 euro. Kjo do të thotë se fitimi i Allajbeut për një test anti-covid në atë kohë ka qenë 7 deri në 12 herë më i lartë se kostoja reale e tij.
Të gjitha këto denocime dhe skandale nuk kanë gjetur vëmendjen e duhur mediatike për shkak të lidhjes së Klodian Allajbeut me pushtetin ku këto skandale janë edhe këmbanë alarmi për drejtësinë e cila duhet të kryejë punën e saj.
Diskutime rreth kësaj post