Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat tregoi nëse ai do ta respektojë vendimin për heqjen e imunitetit.
Berisha sqaroi se nuk ishte paraqitur më herët në gjykatë, pasi sipas tij urdhri ishte antikushtetues, madje thekson se ishte përgatitur për të cuar në Gjykatë Kushtetuese. Por tani ai theksoi se do të zbatojë vendimin që do të marrë Parlamenti.
Por sipas Berishës, pavarësisht se do zbatoje vendimin, ai thote se “kjo e gjitha është vepër e Edi Ramës”.
“Çfarëdo vendimi që pas autorizimit të Kuvendit, do ta respektoj pa asnjë hezitim. Qëndrimi im i përsëritur këtu, juve ua kam thënë; ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesha një njëri që nuk zbaton kushtetutën. Ai ishte një akt i shkuarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Tani parlamenti të vendosë si të dojë. Kam firmosur abrogimin e nenit 70 të kushtetutës që i jep atribute deputetit. Unë vetë po e përgatis se do e çoj në Kushtetuese. Unë do e zbatoj nëse Kushtetuesja vendos. Asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë. Tani do e zgjidhë parlamenti. Sa herë kanë ardhur me ato fletushka, s’i kam respektuar, tani e vendos Parlamenti. Sado vendimi i SPAK-ut është i paligjshëm, vendimi i Parlamentit do të respektohet. Opozita do të vazhdojë betejën e saj pa kthim deri në fitore. Ajo po zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin si një përpjekje për të çaktivizuar opozitën. Ky akt që merret kundër meje, është një frymëzim dhe një kushtrim i ri për opozitën dhe në këtë kontekst ndihem më i frymëzuar se kurrë. Grupi parlamentar tani është i mbledhur dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post