Taylor Swift është shpallur Personi i Vitit nga revista ‘Time’, një zgjedhje e duartrokitur nga miliona fansa të saj pas triumfit të turneut të saj Eras.
Por Elon Musk, pasi e uroi, e paralajmëroi atë si ish-mbajtëse të të njëjtit titull, të cilin e fitoi në vitin 2021.
“Urime. Njëfarë rreziku i rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. Po flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në Twitter.
Agjencitë ndërkombëtare që komentuan reagimin e Musk për dallimin e Swift, iu referuan edhe vitit që “Time” e kishte shpallur Adolf Hitlerin “person i vitit”, në vitin 1938.
Duke marrë parasysh sa më sipër, një përfaqësues i revistës e ka bërë të qartë, se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të ketë një shenjë pozitive, sepse konsiderohet më shumë, si njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq.
Diskutime rreth kësaj post