Blendi Gonxhe, ish-student i dhjetorit ka rrëfyer dje në një intervistë për gazetën “SOT” se Dita e Rinisë erdhi si rezultat i kushteve të vështira të jetesës dhe mungesa e lirisë. Ai tha se kjo lëvizje ishte një standard i ri demokratik dhe thelbi i saj nuk ishte vetëm përmbysja e regjimit komunist. Sipas Gonxhes, 8 Dhjetori nuk është një ditë feste që i përket ndonjë pale politike, por një ditë fitore ndaj lirisë së fjalës dhe lëvizjes. Gjithashtu teksa tregoi për rolin e Berishës, ai tha se u përzu nga studentët e dhjetorit, kur guxoi e solli në Qytetin Studenti porosinë e Byrosë së partisë së tij me teser e me funksion, PPSH-së, që ta ndërprisnim grumbullimin e të ktheheshim në auditor.
-Zoti Gonxhe, eni qenë prezent në datën 8 dhjetor 1990, gjëja e parë që të vjen në mendje kur e kur e kujton si datë?
Krenari dhe përmbushje e një jetë të tërë edhe kur e sheh me retrospektivë gjen shumë pak momente për të cilat do ishe penduar ose rimenduar. Ne u përgatitëm prej një viti e ca në Akademinë e Arteve. Studentët e asaj kohë kushtet e tyre të jetesës, e deri tek mensa ishin shumë të vështira e shtuar këtu edhe mungesën e lirisë.
-Kishit një organizator që ju bëri bashkë?
Çdo ambient kishte grupimet e veta. Rinia e Partisë së Punës e asaj kohe bëri çmos që ta mbante nën administrim këtë protestë që nisi sepse e dinin që nëse situata do shpërthente do ishte e vështirë që të mbahej në kontroll. Kishte disa shpërthime që kishin ndodhur në atë vit dhe ishte pak e vështirë. Kishim përplasje me të dërguar të byrosë, por nga ana tjetër ne kishim edhe kërkesa pse të burgosurit politik nuk lirohen. Ishte e vështirë që të ishe student dhe ishte e shumë më e lehtë që si student të kishe një zë ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë.
-Kur e kuptuat se ishit aq të fortë për të tronditur një regjim?
Është edhe frymë edhe instiktive. Ishim të privilegjuar se ishim edhe në shkollë, sepse jo të gjithë të rinjtë mund të ishin, ishim me bursa në një farë mënyrë pjesa e shkollës kolektiviteti të bënte edhe më të paprekshëm. Ne bënim takime me ore, disa nga thirreshin edhe në komisariat unë kam qenë për të thënë shpjegime pse keni thënë këto gjëra. Kishte shumë frikë, dhunë psikologjike, kërcënime ndaj familjes. Ishte shumë situatë e nxehtë dhe e akullt njëkohësisht, mund të përfundoje nga një moment në tjetrin në një situatë të pakëndshme. Pas 8 dhjetorit ditët e para kanë qenë të vështira, ka pasur plagosje të rënda në spitale, por sistemi herët ose më vonë do binte. Nga pikëpamja ekonomike nga çdo pikëpamje do binte. Lëvizja jonë ishte një lëvizje që kërkonim që ne të kishim disa norma që të fillohej që të ndërtoheshin sistemet e reja demokratike. Data 8 nuk është as e njërës as e tjetrës parti. Sheshi i mbush aq shumë ishte i paprekshëm ishte e pamundur për policinë që të prekeshim në atë shesh. Ne kemi qenë duke qeshur sepse kemi qenë duke treguar për anën qesharake të sistemit. Kjo ishte që ne po përqeshnim një regjim që ishte ende në fuqi, se sa e padrejtë dhe jo produktive do ishte që të vijonim me kultin e individit. Kemi folur për Enverin, për literaturën për të për partinë etj. Ne zgjodhëm nga fakultetet disa përfaqësues të cilët hipën në një autobus, në atë kohë kishte rrezik nga një grup që mund të tentonte një grusht shteti për të dëmtuar. Ishte një autobus që u vendos nga Ramiz Alia për të pritur përfaqësinë e studentëve për ti takuar në pallatin e brigadave.
-Çfarë kujton nga ajo biseda?
Unë kuptova se ishte vendosur që do lëshonin, pra që do bënin një hap pas dhe do lëshonin pluralizmin. Ne donim që të ishte sa më e mbrojtur nga tentativat që mund të bënte sistemi. Unë isha i veshur më një kostum borxh me rroba të mira, ishte një moment festiv të asaj që ne duam që të bënim dhe të arrinim. Mora fjalën dhe këmbëngula për lëvizjen e lirë për qytetarët. Lëvizja studentore hasi në një rezistencë nga ata që vinin sipas nesh me një mendësi shumë të vjetër që ne e kishim kritikuar dhe vinte nga partia e punës. Protesta jonë vijoi edhe pas dhjetorit dhe ne vijuam me pas deri edhe në grevën e urisë që u bë në shkurt. Ne kërkonim që të shkonim më lart, që të filtronim të shkuarën që të liroheshin të burgosurit politik. Në akademi u thyen duart nga interesimi i lart i publikut dhe njerëzit vinin të shumtë në numër. Kjo nuk ishte urrejtje ndaj familjes Hoxha, por ishte urrejtje ndaj mendësisë.
-Cili ishte roli i ish-kryeministri Sali Berisha në lëvizjen studentore të 8 dhjetorit?
Sali Berisha si person por dhe si mbartës i një fryme e mendësie te mbrapshtë moniste, puniste, është ne borxh të rëndë, të jashtëzakonshëm, me Lëvizjen Studentore si mision, me historinë, me atë brez të etur për ndryshim, në frontin e parë të luftës kundër zinxhirëve të një regjimi mbytës. Sali Berisha u përzu nga studentët e dhjetorit, kur guxoi e solli në Qytetin Studenti porosinë e Byrosë së partisë së tij me teser e me funksion, PPSH-së, që ta ndërprisnim grumbullimin e të ktheheshim në auditor! Ne nuk mund ta dinim që atëherë nëse Saliu kishte bekimin e regjimit apo po sillej si sekretar partie, siç ishte, por kur ai pa se nuk iu bind askush, kur ai ndjeu nga aq afër flakën e pishtarëve të shpresës, zërin tonë në sheshin me mijëra e mijëra protestues, u spraps – për t’u rikthyer si Kalë Troje për të marrë udhëheqjen e PD-së, për fatkeqësinë e PD-së e të tërë vendit. Lëvizja studentore atë vit e duke kulminuar atë dhjetor, nuk ishte thjesht për një përmbysje politike apo për një rotacion; ishte një dëshmi e fuqisë së idealizmit rinor, një forcë e aftë për të shkundur malet dhe për të rishkruar skenarin e fatit të një kombi, të një Shqipërie të Re me qëllimin e lartë e këmbëngulës për një standard të ri. Studentët u përballën me fantazmat e një epoke të shkuar, duke shembur muret ideologjike që kishin kufizuar aspiratat e ëndrrat e tyre, dhe edhe pse aq të rinj në moshë u organizuan dhe vijuan revoltën ndaj kultit të individit, ndaj diktatorit, me grevën e urisë dhe rrëzimin e busteve, duke e patur kundër Berishën dhe PD-në, pikërisht sepse studentët investonin për themele të pastra të sistemit të ri, ndërsa Berisha e tradhtoi shpirtin e asaj lëvizjeje duke u bërë pasues e përsëritës i praktikave të dhunës në parti, kundër mendimit ndryshe dhe deri në atentate ndaj zgjedhjeve, ndaj opozitës e protagonistëve të mendimit të lirë, ndaj medias e deri në horroret e 1996-ës, 1997-ës, 1998-ës apo të 2011-ës. Ndaj, nuk e di ku e gjen kurajon Sali Berisha të ndotë emrin apo përdhosë vlerat e 8 dhjetorit, por edhe pse vonoi, edhe pse ai akoma mban peng PD-në e opozitën, historia do ta dënojë përjetësisht!
-Po sa i përket rolit të Azem Hajdarit?
Kuptohej guximi i tij, kishim nevojë për guximin e tij. Ai kishte vuajtur dhe vinte nga provincat ku vuajtja ishte edhe me madhe. Ai mori trajtën e një nxitësi dhe më pas secili nga ne kishte opinion e vet. Vite më pas mendoj se ai duhet që të kishte bërë shumë më tepër nga ajo që partisë i ka ndodhur.
-Cili ishte roli i kryeministrit Edi Rama në lëvizjen studentore të 8 dhjetorit?
Rama ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm në Akademinë e Arteve, ishte një profesor i mirë, por jo vetëm aq, ishte dhe një shok dhe një person që ishte i revoltuar me gjendjen që ishte asokohe. Rama vinte nga një familje që e dinim siç ishte familja e Kristaq Ramës që në njëfarë mënyre edhe sot është kollaj për ta fajësuar Ramën për familjen nga vjen. Për atë që kemi parë, Rama ka qenë një ndër më të lexuarit dhe të edukuarit, por ka qenë dhe një nga më guximtarët. Jo më kot këta personazhe ishin shumë kurajozë. Fati i madh ishte se këta njerëz këtë njohuri dhe këtë privilegj nuk e përdorën për të parë punët e veta, por e vunë në dispozicion të shoqërisë. Kur ne uleshim me Ramën dhe shumë profesor të tjerë thyheshin dyert sepse ishte nevoja për të dëgjuar zëra të vërtetë. Rama ishte asokohe rastësisht në Greqi për një gjë familjare dhe është kthyer pasi ne i kemi dhënë se kemi një çështje urgjente dhe na gjen në qytet studenti. Ka ardhur në kinoteatër dhe që natën e parë që erdhi u shokua që në zyrën e tij ku po themelonin dhe strukturonin Partinë Demokratike, pa Sali Berishën në karrigen e drejtuesit. Unë isha pjesë e kësaj tryeze, pasi kam bërë gjithmonë përpjekje që ne të ishim pjesë e atij fillimi. Pas 15 ditësh dhe unë kam dhënë dorëheqjen. Ishte e pamundur që të punohej në atë nivel që Partia Demokratike filloi. Rama doli që atë natë dhe nuk u kthye më. Shqipëria do ishte shumë e mirë nëse do të ishte shumë e mirë nëse do kishim kujdes në orët e para, nëse do të dëgjoheshin studentët që duhet të kishim standard tjetër për krijimin e strukturave të para për krijimin e opozitës së re që u themelua në dhjetor.
Intervistoi: Rigels Seliman
Diskutime rreth kësaj post