Pas pensionistëve që marrin bonus 5000 lekë këtë fundvit, qeveria do të miratojë shpërblim edhe për shtresat në nevojë.
Lajmin e bën të ditur, Ministri i Financave Ervin Mete, i cili e lidh këtë paketë me rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin e buxhetit.
“Kemi indeksuar pensionet dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë brenda këtij viti për pensionistët. Jemi në diskutim për një tjetër paketë mbështetjeje për shtresat vunerabël brenda këtij viti. Kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë në mbështetje për këto shtresa në nevojë,” – tha ministri.
Mete shtoi se qeveria po diskuton me Bankën Botërore edhe mundësitë për riparë skemën e pensioneve, e cila do të mundësojë rritjen e të ardhurave për pensionet e ulëta.
Për ministrin e Financave, ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë dhe vendi po hyn në një fazë të re zhvillimi, ndërsa qëllimi është që kjo rritje ekonomike të përkthehet në mirëqenie të shtuar për qytetarët.
Diskutime rreth kësaj post