Më 28 janar, Maqedonia e Veriut do të ketë qeveri teknike dhe kryeministër shqiptar.
BDI, sipas ministrit të Jashtëm Bujar Osmani ka vendosur që këtë post ta mbajë Talat Xhaferri, kryetar i kuvendit të RMV.
Nga janari 2024, Maqedonia e Veriut do të ketë dhe një kryeministër shqiptar, çka tregon për ndryshimin rrënjësor të vendit që shumë kohë më parë ishte përfshirë nga luftëra ndëretnike. Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes BDI dhe LSDM përcaktonte që në krye të qeverisë teknike para zgjedhjeve të ishte një kryeministër shqiptar nga radhët e BDI.
Përpjekjet e nacionalistëve të VMRO-DPMNE në opozitë nuk ia dolën të hiqnin parashikimin për qeveri teknike ku argumenti kryesor ishte të mos kishte kryeministër shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post