Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë, Greqi. Aktori feston sot ditëlindjen e 81.
Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90. Kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar.
Rreth një vit më parë Zhustit iu zbulua lidhja me artisten greke, Margarita Plesti. Shumë u komentua diferenca në moshë prej 22 vitesh mes çiftit, por aktori na vërtetoi edhe njëherë se “Dashuria nuk njeh moshë”.
Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur.
Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.
Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut.
Pas largimit në Greqi, në vitin 1991, Viktor Zhusti u arrestua ne 1998. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vite burg, por kreu vetëm 4.
“Vuajta mendjelehtësinë time”, – u shpreh ai ne nje interviste te disa viteve me pare.
Unë nuk u përzjeva vetë, por përzjeva emrin tim. Kjo ishte më shumë një grackë e policisë greke. Këtë tha edhe prokurori i çështjes, që i vetmi faj i këtij njeriu është që ndërmjetësoi me emrin e tij. Megjithatë unë vuajta mendjelehtësinë time. Në ndonjë rast tjetër ndodh që mendjelehtësinë ta paguash edhe me kokë.
Diskutime rreth kësaj post