I gjeni dot se cilat janë pyetjet që e shoqërojnë në çdo moment Sarah Berishën që nga dalja e saj nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP”?
“Kur do martohesh me DJ PM? Ku do jetoni në Tiranë apo Prishtinë?”, e së fundmi është shtuar edhe “a je shtatzënë?”.
Edhe pse blogerja e njohur ka sqaruar ndjekësit e saj se nuk është në pritje të ëmbël, ata vijojnë dhe e pyesin në çdo moment, nëpër komente apo edhe në “ask” që ajo realizon.
Ditën e sotme, Sarah ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me fansat e saj në “Instagram”. E sigurisht që në mesin e pyetjeve të shumta dhe të ndryshme, nuk ka munguar as ajo:
“A je shtatzënë?”.
E Sarah për të disatën herë ka vendosur që t’i përgjigjet kësaj pyetje që duket se nuk ka shpëtim prej saj.
“Që kur kam dalë nga bigu 2 jam shtatzënë muaj për muaj”, u përgjigj blogerja e njohur.
Ndërkohë kujtojmë se Sarah dhe PM u njohën brenda shtëpisë së BB VIP 1. Ata janë mjaft të rezervuar për publikun sa i përket lidhjes së tyre dhe postojnë rrallë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Berisha herë pas here shkon në Prishtinë, aty ku jeton PM.
Diskutime rreth kësaj post