Sot i ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” në TAR ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me shenjat e horoskopit të personazheve të njohur publikë të cilët janë përfolur se do të jenë pjesë e Big Brother VIP 3 dhe fatit që ata do të kenë nëse do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në fillim të intervistës Hysgeni zbuloi se viti 2024 do të jetë i shenjës së Binjakëve dhe për ecurinë e botës së medias dhe showbizit.
“Yjet parashikojnë shumë skandale. Do plasin ‘screenshoot’-at nëpër rrjete sociale. Kini kujdes çfarë shkruani, sidomos figurat publike të jenë të kujdesshëm në dhënien e informacionit online sepse mund të atakohemi nga këto hakerat që quhet figura publike armike. ”
Sa i përket personazheve të njohur ai u shpreh:
Këto dy personazhe me shenjën e Binjakëve duhet të kenë parasysh faktin që nëse rezistojnë deri në muajin Maj sepse në këtë muaj nis zyrtarisht sezoni i Binjakëve. Do të kenë një favor shumë të lartë dhe përfundojnë në finale apo në fitore. Por nëse përgjatë vitit periudha Janar-Shkurt-Mars këto nuk rezistojnë dot sepse janë shumë të ndryshueshëm në humor. Një binjak që kërkon liri dhe një binjak që pastaj qëndron me atë inatin e vet që ta fitojë diçka.
Gaforrja
Faktikisht në nismën e vitit 2024 përpara Binjakëve më të favorizuara janë Gaforret për të përballuar sfidat, për t’u bërë virale dhe për të marrë zemrat e publikut. Që nga koha e Luizit dhe deri tani Gaforret po mbizotërojnë në audiencë dhe në përparësi përpara shenjave të tjera. Janë bërë shumë më moderne, nuk kemi të bëjmë më me ato Gaforret që krijojnë drama, bëhen melankolike dhe viktimizohen por kemi të bëjmë me Gaforre të forta që përballojnë sfida. Absolutisht që janë shumë të favorizuara edhe sikur të mos fitojë një Gaforre do mbajë fronin nga publiku për të qenurit virale.
Virgjëresha
Unë kam një ndjesi që një Luan apo Virgjëreshë do të mbizotërojë shumë në Big Brother për shkak të 2024 që i jep shumë forcë. Do nxjerrin në pah anën e tyre më të fortë të karakterit si konkurrentë. Për momentin unë di të them që Virgjëreshat do tregojnë anën e tyre më të fortë por nuk e di sa do të mbështeten nga publiku. Mund të kenë edhe një krenari pak të tepruar në 2024. Për Eglin dhe Romeon e shoh pak sfiduese por Romeo do të jetë një version shumë interesant pas Donladit.
Dashi
Me shumë siguri këta do të jenë një nga konkurrentët ku do përfitojmë ndonjë dhuratë nga produksioni si udhëtime apo gjëra të tilla. Dashi është shumë i favorizuar në financa ose në surpriza por nuk është periudha më e favorizuar për të qenë të izoluar në një shtëpi dhe në sfidë. Dashi është në vitin më të qetë shpirtëror kështu që sfidat mund të mos jenë shumë të përshtatshme për Dashin, nuk mund të them që i shoh në maksimumin e tyre.
Akrepi
Akrepët do të kenë shumë dominancë në lidhje me argumentat.
Mes Demit dhe Binjakëve kush është lideri më i përshtatshëm për të udhëhequr një program të tillë si BBV?
Faktikisht Demët kanë shumë stabilitet dhe nuk tunden kollaj nga sfidat por lojërat më të bukura i bëjnë Binjakët.
Diskutime rreth kësaj post