Ka nisur në pallatin e koncerteve Kongresi i Partisë Socialiste. Në ditën e Rinisë, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt.
Kryesocialisti Edi Rama u shfaq në krah të Gramoz Ruçit.
Punimet e kongresit nisën rreth orës 11:30 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030. Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.
Diskutime rreth kësaj post