Politika shqiptare duket se po hyn në një epokë të re. Prej 30 vitesh kanë qenë të njëjtët njerëz që dominonin politikën vendase, por sinjalet janë se ka filluar largimi i tyre.
Disa me “prerje koke” nga drejtësia dhe disa të tjerë me shpallje “non grate” nga SHBA. Po ashtu 3 figurat më të vjetra në politikë, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama po shkojnë drejt spostimit.
Sinjalet janë se kemi të bëjmë me një projekt amerikan afatgjatë. Po vazhdon të plotësohet plani që SHBA ka prej kohësh që kërkon për vendin tonë: Ai i pastrimit të politikës. Amerikanët duan të ndryshojnë komplet fytyrën e politikës shqiptare.
Ajo që vihet re është se Basha gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar me detyra të caktuara nga SHBA me qëllim që të realizoheshin një sërë synimesh. Kësaj situate i shtohet dhe vizita e tij e fundit në SHBA. Prej disa ditësh kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon takime në nivele shumë të larta duke takuar kongresmenin e Arkansanit French Hill, ish- zv/presidentin e SHBA- së Mike Pence, presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Tëining dhe me senatorin Dan Sullivan, por edhe disa figura të larta të cilët drejtojnë institucione shumë të rëndësishme.
Por pse kjo thirrje me urgjencë e Lulzim Bashës në SHBA dhe pse pikërisht në një moment të tillë ku “Trekëndëshi i Bermudës”, me të cilin identifikohet treshja e së keqes, Berisha-Meta-Rama ndodhen në momentet e tyre më të vështira?
Prapaskenat
SHBA kanë vite që investohen tek Lulzim Basha. Mbështetja e tij nga amerikanët nisi që në vitin 2011. Aleksandër Arvizu, në atë kohë ambasador i SHBA në Tiranë, nisi të intensifikonte takimet me Bashën, duke shmangur Sali Berishën. Në shkurt të vitin 2012, Arvizu i siguroi disa takime Lulzim Bashës në SHBA si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar një yll në ngritje në politikën shqiptare. Betejën e Arvizu, për të ndarë Berishën nga Basha dhe PD-ja e vijoi pasardhësi i tij, Donald Lu. I gjithë investimi amerikan tek Lulzim Basha, bëri që Basha të fundoste për herë të parë Sali Berishën. Vendimi i Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti, u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si i guximshëm. Ambasada amerikane u shpreh pas lëvizjes së Bashës, se PD-ja ka marrë vendim për ta çuar Shqipërinë përpara. Gjithashtu Bashës, i erdhi në atë kohë një ftesë zyrtare për në SHBA, nga Amerika në selinë e PD përmes Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, duke i dhënë përmes kësaj ftese një mbështetje të madhe liderit demokrat në këtë “betejën” me ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “non grata”. Në përfundim të takimit që zgjati një orë në selinë e PD Escobar u shpreh se e presin Bashën sa më parë në Uashington. Edhe pse vizita e tij nuk ndodhi në atë periudhë për shkak të zhvillimeve politike të forta, Basha “zbarkon” tani në Uashington më i fuqishëm se kurrë.
Si po i pastrohet rruga Bashës?
Ka nisur të zbatohet projekt i SHBA për të shkallmuar bajlozët e korrupsionit në Shqipëri, si Berisha e Meta që po luajnë në skenë, ndërsa Edi Rama, po luanë në prapaskenë. Makthi i tyre është tek një numër dosjesh që po hapen nga SPAK-u. Këtë e tregon dhe kaosi që po shkaktojnë së fundmi në Kuvend. Dosjet janë mbajtur peng deri më tani, disa janë mbyllur dhe disa janë manipuluar nga drejtësia e kapur nga mafia politike. Hetimet e këtyre dosjeve pritet të fundosë të gjithë krerët e mafies politike. Plani për trazira dhe destabilitet është edhe shpresa e fundit e mafies politike për të shpëtuar nga fundi që meriton. Mafia politike, e cila ka tre dekada që vjedh dhe sundon Shqipërinë, tashmë do të mbyllë ciklin e saj. Nuk ka asnjë shans që SPAK-u të sabotohet, për shkak se pas SPAK-ut janë SHBA. Edhe nëse do të jenë pazaret që do t’i mbajnë në skenën politike, do të jenë dosjet në drejtësinë e re që do t’i shkërmoqin.
Diskutime rreth kësaj post