Sekretar ligjor i PD-së, Ivi Kaso, diskutoi në një studio televizive për komisionet hetimore. Ai deklaroi se PD-ja ka kërkuar ngritjen e tetë komisioneve hetimore, ndërkohë mjafton firma e 35 deputetëve që një komision të ngrihet automatikisht.
Kaso pretendon se ngritja e komisioneve hetimore është mbajtur pezull nga pozita, e cila e ka konsideruar jo të arsyeshme frimosjen e kërkesës nga një person non grata (Sali Berisha).
“PD-ja ka kërkuar ngritjen e tetë komisioneve. Çështja McGonigal, udhëtimet me charter të kryeministrit e të tjera. Nuk ka asnjë problem juridik ka vetëm një problem politik. Rruga e sistemit është vetëm një, të respektohet kushtetuta. Detyrimin e ngritjes së komisionit hetimor me kërkesë…
Mjafton që 35 deputetë të firmosin dhe komisioni ngrihet automatikisht. Justifikimi i parë është që e mbante pezull është kryeministri dhe grupi i tij, që thonin se ka firmosur një non grata, duke shkelur kushtetutën. Nga nëntë vendime që ka për ngritjen e komisioneve hetimore, pesë prej tyre janë rrëzuar nga kryeministri”, tha sekretari ligjor i PD-së.
Diskutime rreth kësaj post