Gjykata e Posaçme ditën e sotme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj.
Avokati i njohur Romeo Kara tha në një studio televizive se Kryemadhi po hetohet për pastrim parash. Sipas tij SPAK i ka sekuestruar një telefon.
‘Kryemadhi akuzohet për pastrim parash. Çudi që Meta e Kryemadhi s’po shpallen non grata në SHBA. SPAK ka sekuestruar një telefon. Çështja për Metën dhe Kryemadhin do bëhet serioze, SPAK ka prova.’– tha Kara.
Diskutime rreth kësaj post