Gazetari Besian Beha nga “Gazeta Nacionale” thotë se një nga pistat që po heton Prokuroria ka të bëjë me dyshimet nëse Naim Murseli ka kryer ndonjë veprimtari të dyshimtë për të cilën ka pasur dijeni Liridona Ademaj.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Beha thotë se Granit Plava, i cili akuzohet se ka vrarë Liridona Ademin, ka darkuar në të njëjtin restorant me familjen, por larg tyre, pak para se të kryente krimin.
Blendi Fevziu: Përse një person duhet të vriste bashkëshorten e tij?
Besian Beha: Ndërlidhej fillimisht me çështjen e sigurimit shëndetësor. Për momentin duket që nuk është një rrugë që mund të çonte tek e vërteta. Një version tjetër ka qenë edhe ai i thënë nga gazetarët në Shqipëri që lidhet me një lidhje jashtëmartesore që mund të ketë pasur Naim Murseli. Në bazë të burimeve që unë kam, nuk është një pistë që po përmendet në vrasjen e Liridonës. Një lajm tjetër, lidhet me një kërkesë për divorc, e cila fillimisht u mohua që ka ekzistuar.
Mediat në Kosovë e kanë publikuar dokumentin që tregon se Naim Murseli dhe Liridona në vitin 2019 kishin kërkuar divorc në institucionet e drejtësisë, por pasi nuk ishin paraqitur në gjykatë për t’i dhënë fund martesës së tyre, çështja është pushuar dhe ata kanë vazhduar si çift i martuar. Policia dhe Prokuroria kanë pasur dyshime që në momentet e para se Naim Murseli qëndron prapa vrasjes. Qëllimshëm nuk kanë reaguar për të konfirmuar. E kanë lejuar dhe në varrim për t’i parë sjelljet e tij dhe kjo të përdoret si masë rënduese.
Në rrugën ku ka ndodhur krimi ka qenë një kamerë, e cila e ka xhiruar veturën e grabitësve. E njëjta veturë më pas është xhiruar nga kamerat e restorantit në Graçanicë. Policia ka mësuar se bëhet fjalë për të njëjtën veturë. Granit Plava ka qenë në të njëjtën vend ku ka ngrënë darkë Naim Murseli me familjen. Ka qenë në një tavolinë tjetër dhe më pas ka lëvizuar për ta kryer krimin siç ishin pajtuar me Naim Murselin në takimin në ka pasur. Nuk bëhet fjalë për një plan një apo dy ditor, por javësh, muajsh. Prokuroria ka dyshime se ai ka pasur për ta kryer krimin. Në seancën dëgjimore që është mbajtur të dielën, ka pasur përplasje mes Naim Murselit dhe 2 personave të akuzuar. Naim Murseli ka thënë që jam kthyer që ta ndihmoj bashkëshorten, në këtë moment, Granit Plava është ngritur në këmbë dhe i ka thënë që po gënjen sepse nuk je ngritur asnjëherë. Ka pasur një mospërputhshmëri mes personave.
Prokuroria e Prishtinës nuk ka njoftuar asnjëherë zyrtrisht se e ka kryer krimin. Në seancë ai ka thënë që jam kthyer ta ndihmoj. Prokuroria është tepër e mbyllur të japë detaje se cilën pistë kryesore po shkojnë hetimet. Naim Murseli ka qenë person i fuqishëm. Po hetohet edhe nëse ndërlidhet me ndonjë veprimtari të dyshimtë që gruaja ka qenë në dijeni. Të gjitha pistat po hetohen.
Diskutime rreth kësaj post