Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të bllokonte kurrsesi seancat ku do të diskutohej mbi buxhetin e ri.
Në një konferencë për gazetarët Berisha tha se Rama e miratoi buxhetin vetëm në 5 minuta. Duke u ndalur te seanca plenare e nesërme, Berisha tha se opozita do të vazhdojë skenarin e mosbindjes civile.
“Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimet për buxhetin, por përkundrazi ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit, tre debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur sugjerimet dhe mendimet për buxhetin. Për herë të parë që deputetët e Edi Ramës dolën nga selia, ata u vërsulën me një tavë bakllavave në një klub. U justifikuan se buxheti simbolizon bollëkun, siç u shijonte bakllavaja. Përçmimi i tyre ndaj qytetarëve, se ne nuk ndërprisnim kurrë një debat të zgjeruar me qytetarët, por nuk mund të shkonte Rama te qytetarët, se ata do i hidheshin në fyt. Ai zgjodhi mbylljen. Mosbindja civile është kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në Kuvend. Vazhdojmë betejën.”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post