“Big Brother Vip Albania 3” do të nisë në janar të vitit që po vjen, është komentuar shumë nëse këtë vit spektaklin do e prezantojnë Arbana Osmani apo Ledion Liço, ku më së shumti është përfolur për këtë të fundit.
Kujtojmë që Ledioni ka prezantuar vetëm një edicion të “Big Brother 8”.
Deri më tani janë përfolur disa emra të personazheve që do të marrin pjesë, Roza Lati, Jul Deda, Dorina Mema. Aktualisht janë konfirmuar vetëm dy.
Sipas informacioneve, Graciano Tagani dhe Endrik Beba do të jenë dy banorët e parë të “Big Brother Vip 3”.
Graciano ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e spektaklit në edicionin e parë të “BBV”, të cilën e ka refuzuar. Por Graciano ka patur edhe një eksperiencë më parë në “Big Brother 5”.
Diskutime rreth kësaj post