Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi homazhe këtë të mërkurë në nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi.
Berisha tha për gazetarët se Kabashi la pas një trashëgimi mahnitëse për breza me rolet e tij ndërsa shtoi se Apologjia e Sokratit, shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare.
“Erdha për të shprehur mirënjohjen tonë dhe admirimin e pakufishëm, gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Për Mirushin, ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky lënë për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtet që ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.
Ai u largua si Sokrat i kësaj kohe, në sensin që me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post