Prania e Argita Berisha Malltezit në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë në një emision televiziv tha se çfarë merite ka vajza e Berishës në PD, dhe shtoi se problemi kryesor tani në atë parti është arrestimi i burrit të saj Jamarbër Malltezit. Sipas Klosit, ajo doli aty në emër të të shoqit pasi ai nuk flet dot se është brenda.
‘Jo nuk shoh një trashëgimi pasi pastaj do të ishte skandaloze fare. Nuk e di çfarë merite ka vajza e tij. Se di pse kishte pranuar të fliste pasi problemi kryesor i PD-së sot është arrestimi i të shoqit. Ai është një problem i madh, tregon se i shoqi ka përgjegjësi penale. Ata po ngulin këmbë se prokuroria është e gabuar. Ka bërë menaxhime administrative biznesi dhe ka arritur të fitojë aty. Doli aty në emër të të shoqit. Meqë ai nuk flet dot se është brenda, doli ajo dhe foli.’ – tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post