Ish Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt në vendlindjen e saj. Pacolli është shprehur në FaceBook se ai ndodhte në Kinë por që familjarët e tij vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës.
Behgjeti u shpreh se: “Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot. Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë (familjarët e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua). Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbje”.
Diskutime rreth kësaj post