Një tre vjecare ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Kanë qenë të qarat e të miturës që kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe uniformat blu të cilat kanë bërë të mundur duke hyrë nga dritarja, zhbllokimin e derës.
Sias shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë e Fierit, Zija Hyka, ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme, teksa ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.
Diskutime rreth kësaj post