Prokurori publik Gavril Bubevski në konferencën e sotme për media tha se janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
“Të gjithë të involvuarit në këto vrasje janë identifikuar. Mund të themi se ata kanë kryer dy vepra penale të cilat janë të ndërlidhura dhe kanë të përbashkët interesin. Këta persona kanë kryer dy vepra penale “vrasje”, dhe për shkak të lidhshmërisë të veprës penale ata do të marrin dënimin më të madh që mund të shqiptohet në Republikën e Maqedonisë”, tha Bubevski.
Spasovski dhe Bubevski gjithashtu theksuan se për personin e 5 i cili është jashtë shtetit, siç bëhet me dije në Turqi, është shpallur flet-arrestim ndërkombëtarë.
Diskutime rreth kësaj post