Beniada Nishani dhe Romeo Veshaj patën një moment të bukur në “Më Lër të Flas”. Në mbyllje të pjesës së dytë të emisionit, Romeo teksa po falenderonte të ftuarit për pjesëmarrjen i kushtoi më tepër vëmendje Beniadës.
“Do doja shumë të falenderoja gjithë të ftuarit që ishin në panel me ne, një duartrokitje për Beniada Nishanin”, tha Romeo.
Nën tingujt e këngës së “Weekend- Can’t Feel My Face”, të kënduar nga Edea, Romeo ftoi për të kërcyer Beniadën. Dyshja duken shumë simpatikë pranë njëri-tjetrit, ndërsa edhe publiku ka shprehur gjithmonë interes për t’i parë bashkë.
Modelja foli gjithashtu ekskluzivisht për ndarjen e saj të fundit.
Diskutime rreth kësaj post