Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në aeroportin e Mynihut kanë çuar në vonesa të mëdha dhe anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.
“Për shkak të kushteve klimatike, rreth 160 fluturime nuk janë në gjendje të ngrihen ose të ulen”, tha një zëdhënës i aeroportit sot në mbrëmje.
Pasagjerëve iu kërkua të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për të mësuar për çdo anulim ose vonesë.
“Aeroporti parashikon anulime të mëtejshme për shkak të motit”, tha zëdhënësi.
Mynihu është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Gjermanisë, pas Frankfurtit.
“Dëbora parashikohet të bjerë vazhdimisht në Mynih deri të shtunën”, sipas Shërbimit Gjerman të Motit (DËD).
Diskutime rreth kësaj post