Botuesja Alda Bardhyli gjatë diskutimit në “Top Story” për gjuhën shqipe si pasqyrë e kombit, tregoi për sfidat që po përballet sot një nga simbolet e Shqipërisë.
Ajo u shpreh se sot ka një tendencë nga shkrimtarët e rinj për të mos shkruar në gjuhën mëmë.
Bardhyli tregoi se duhet të punohet shumë nga institucionet dhe familjet që të ushqehet dashuria për gjuhën shqipe.
“Mendoj që letërsia shqipe po shkon drejt universales. Në qoftë se ne flasim për gjuhën autorëve të rinj u duket si një lloj pengese. Ka një tendencë për të mos shkuar shqip, por kjo nuk është e duhur. Gjuha amtare duhet të jetë qëllimi ynë. Kam parasysh ketu pengesat më të fuqishme.
Ne duhet të flasim për shqipen nën presionin e madh të teknologjisë dhe shumë faktorëve të tjerë. Anglishtja është gjuha dominuese por roli i institucioneve dhe familjes që zë pjesën më të madhe duhet të ushqejë dashurinë për gjuhën shqipe”, tha botuesja Alda Bardhyli.
Diskutime rreth kësaj post