“Supertifozi” kuqezi, Ballist Morina i ftuar në “Ftesë në 5”, foli për një nga djemtë e Kombëtares.
Në ndeshjen me Çekinë në Arenën Kombëtare, Jasir Asani, autor i një nga tre golave të asaj nate, ka ndërruar bluzat me Ballist Morinën.
Ky i fundit u shpreh se me Asanin ka qenë dashuri me shikim të parë dhe se tek ai shikon veten kur luan në fushë, si një nga ëndrrat e tij të parealizuara, për të luajtur me Kombëtaren.
“Me Asanin keni shkëmbyer bluzat. Asani është një djalë fantastik, ashtu si djemtë e Kombëtares. Me Asanin ka qenë ajo dashuria me shikim të parë. Për herë të parë e kam takuar në Çeki. Nga aspekti i futbollit shoh atë që më ka munguar. Kam pasur dëshirë në moshë të re të luaj për Kombëtaren. Është diçka e bukur që ai është aty. Atë që nuk nuk kam mundur të realizoj vetë e shikoj te ai. Atë pasionin që e ka, më duket se jam aty”, u shpreh Ballisti.
Ndërkohë me fanellën e Asanit, Morina tregon se ku e dërgoi.
“Fillimisht jemi dakordësuar dhe kam menduar që ta dërgojmë në Kazermën në veri të Kosovës. Me kalimin e kohës, ka qenë vëllai i madh i imi që më ka sugjeruar familjen Bunjaku. Kam marrë vëllain dhe një dashamirës tjetër nga Saranda dhe kemi shkuar, e kam informuar edhe Aasanin për këtë ndryshim plani. Ka qenë diçka shumë e bukur”, tregon Morina.
Për Shqipërinë në Euro2024 ai tha se “do shkojmë, në radhë të parë do argëtohemi. Kam besim që do kalojmë grupet falë edhe trajnerit. Është ekstra”.
Diskutime rreth kësaj post