Aleanca veri-atlantike ka uruar Shqipërinë për Festën e Pavarësisë. “Ripostoni për t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë Shqipëri në Ditën e Pavarësisë së tyre”, thuhet në postimin e NATO-s në platformën X, që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.
Ndryshe, sot Shqipëria shënon 111 vitet e pavarësisë.
Kjo ditë na rikujton shpalljen e Pavarësisë nga përfaqësuesit e vilajeteve shqiptare në Vlorë 111 vite më parë, një moment kyç në formimin e shtetit shqiptar.
Aderimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill të vitit 2009, përfaqëson një tjetër kapitull të dëshmuar në historinë tonë kombëtare, duke u shënuar si një prej arritjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme për gjithë shqiptarët.
Anëtarësimi në Aleancën veri-atlantike ka bërë që Shqipëria të konsiderojë sigurinë e saj si pjesë të pandarë të sigurisë që Aleancës i takon sipas parimeve të Traktatit të NATO-s.
Duke qenë se NATO luan një rol qendror në garantimin e sigurisë kolektive të shteteve anëtare, Shqipëria vazhdon të përkrahë fortë unitetin brenda Aleancës dhe rëndësinë vendimtare të marrëdhënies ndërmjet vendeve të gjirin Transatlantik.
Qëllimi mbetet që NATO të vazhdojë të jetë një shtyllë e qëndrueshme e stabilitetit për të ardhmen e popujve.
Diskutime rreth kësaj post