Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, kishte kohë pa dalë në media e madje as në rrjetet sociale nuk ka qenë shumë aktive. Ajo ka treguar të gjitha të pathënat dhe pikëpyetjet e publikut në një intervistë në “Ftesë në 5”.
Ana zbuloi që në rrjetet sociale merr shumë komente për ndryshimin në pamjen e saj. Ajo e ka shprehur publikisht që ka bërë ndërhyrje në buzë dhe ka marrë komente shumë negative për këtë. Ana teksa shikohej në ekran nuk i pëlqente vetja, pasi nuk dukej aq mirë sa përballë.
Ana: Kam marrë shumë komente të tipit që Ana pse i ke bërë sepse ke qenë më mirë më parë. Tani unë i kam shkrirë dhe s’kam më ndërhyrje, ndërsa në fytyrë kam bërë gjëra shumë të vogla, rregullime që nuk bëjnë diferencë të madhe. Buzët i shkriva pasi shikoja veten në ekran dhe nuk dukesha aq mirë sa përballë, kuptova që ekrani i do pak më pak, thashë me vete po bie dakord me publikun dhe po i shkrij.
Diskutime rreth kësaj post