Aktorja e njohur, Monika Lubonja, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Shpesh herë ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV” ka rrëfyer që është beqare, ndërsa së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, është pyetur se kur do të bëhet nuse.
“Kur do të na bëhesh nuse me vello”, e ka pyetur ai.
“Ja të shikojmë nga 24 tani”, i është përgjigjur aktorja, ndërsa nuk dihet nëse ajo po bën shaka apo me të vërtetë ka ri-gjetur dashurinë dhe do të kurorëzojë me martesë lidhjen e saj në këtë datë.
Një tjetër e ka pyetur Monikën se a do të kishte dëshirë që të merrte pjesë në “BBV 3” meqë sipas tij është edhe Romeo Veshaj.
“A do doje të ishe sërish pjesë e “BBV 3″ meqenëse është edhe Romeo Veshaj besoj”, pyet ndjekësi.
Ndërsa aktorja tha: “Po të jem do vazhdoj me Romeon”.
Diskutime rreth kësaj post